Funksionalizohet Kuvendi i Odës Hoteliere e Turistike të Kosovës, Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Hoteliere Turistike e Kosovës ka mbajtur kuvendin Themelues dhe Zgjedhor, raporton EkonomiaOnline.

Me 90% të votave është zgjedhur kryetar i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës.Hysen Sogojeva.

Ai tha se pandemia ka shkaktuar më shumë dëm në Hoteliere dhe Turizëm.

Kryetari i Odës Hoteleriere Turistike, Hysen Sogojeva falenderoi këshillin kordinues që kanë bërë një punë të madhe në teren.

Ardeta Koci, themeluese e Shoqatës dhe Mirëqenies në Shqipëri e cila operon prej 7 vitesh në Shqipëri, ajo ju ka bërë thirrje të rinjëve që të futen në këtë fushë, por megjithatë ajo ka thënë se është edhe e vështirë.

“Jam e nderuar që jam në Kosovë. Shoqata ka një slogan jemi shumë jemi një dhe bëjnë pjesë 250 biznese. Ajo uroi suksese dhe tha se janë bashkë në këtë rrugëtim për një turizëm më të zhvilluar dhe potencial”

Thëmelues të Shoqatës së Turizimit dhe Hotelerisë Afrim Vushtica tha së në këtë ditë ka lindë një diell që ti japë rreze turzimit hotelerisë dhe gastronomisë.

“Jemi një ushtri shumë e madhe dhe kjo iniciativë do të jemi zë i fuqishëm sa i përket turzimit dhe hotelerisë”, ka thënë këngëtari Afrim Muqiqi.

Muqiqi propozi një komision që të kenë takim qysh nesër ose ditëve në vijim me krerët e insitucioneve.

Ndërsa përfaqësuesi e Verarisë , Ruxhdi Haxhijaha ka thënë se Rahoveci është kryeqytet i verës dhe kanë mbi 30 vertar.

“Shoqata jonë funksionon mbi 10 vjet. Në Kosovë Rahoveci është kryetqyteti i verës dhe kemi 30 vertar. Kemi bërë një punë të mirë gjatë këtyre viteve. Kemi krijuar një resorë për zhvillimin e verës dhe vitin e kaluar kemi themeluar një rrjet të vertarve të Ballkanit. Kjo nismë na ka gëzuar”, ka thënë ai.

Për kryesi janë zgjedhur Selim Pacolli, Nënkryetar i parë, Burim Sallauka, Flamur Bahtijarin, Nënkryetare Alberta Tahiri nga Fusha e Turizmit, ndërsa sekretar i Odës Xhevdet Hyseni, Luan Bajrami Sekretar Organizativ dhe Drejtor Ekzekutiv- Visar Dumolli, Ardian Ismajli Kordinator.

Të ngjashme