Një vaksinë e re për typhoid (tifoja) funksionon në mënyrë fantastike dhe po përdoret për të ndihmuar në ndalimin e një lloji pothuajse të pa trajtueshëm të infeksionit, thonë mjekët.
Në testime rastet e sëmundjes bakteriale ranë me më shumë se 80%, është bërë e ditur në publikimin në New England Journal of Medicine.
Ekspertët thanë se vaksina përbënte ndryshim të madh dhe se do të zvogëlonte numrin e tmerrshëm të të prekurëve nga tifoja.
Nëntë milionë fëmijë janë duke u imunizuar në Pakistan, ku ky lloj infeksioni tani është jashtëzakonisht rezistent ndaj antibiotikëve.
Çfarë janë ethet nga tifoja?
Ethet shkaktohen nga bakteret shumë ngjitëse Salmonella Typhi dhe përhapen përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar.
Është një sëmundje e varfërisë, më e zakonshme në vendet me kanalizime të dobëta dhe mungesë uji të pastër.