Fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe sipas Planit franko-gjerman e ka si synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë.
Kjo gjë do ta shndërronte Kosovën në një zgjatim të pansllavizmit dhe panortodoksizmit.
Nuk arrij ta kuptoj qëndrimin pro këtij projekti të SHBA-së dhe të BE-së.
Në Ukrainë po e luftojmë me armë këtë projekt, ndërsa në Kosovë po e instalojnë vetë.
Se a mos ka të bëjë me ndonjë virus kryqëzate kundër Islamit, nuk mund ta them, por kjo qasje nuk është normale.
Me planin e Ahtisarit Kishës Serbe i janë dhënë të drejta përtej çdo standardi.
Ka ngelur vetëm çështja e selisë së Patriarkanës, për ta definuar edhe ndërkombëtarisht Kosovën si “tokë e shenjtë serbe.” Tjetër nuk ka këtu.