Fuqizohet AAK në Gjilan, Haradinaj: Shans i mirë për Gjilanin ta ketë një qeverisje efikase e zhvillimore

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Fuqizohet AAK në Gjilan, Haradinaj: Shans i mirë për Gjilanin ta ketë një qeverisje efikase e zhvillimore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në degën e partisë në Gjilan janë rikthyer dy zyrtarët e kahmotshëm, Sokol Haziri e Ibish Ibishi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook. 

“Sokol Haziri dhe Ibish Ibishi janë shtylla të fuqishme mbi të cilat është ndërtuar Aleanca në Gjilan. Prej sot ata rikthehen fuqishëm në aktivitete për ta fuqizuar dhe shndërruar Aleancën në forcën kryesore politike në Gjilan. Miqësia prej vitesh e angazhimi ynë politik i përbashkët tani, do të jenë një shans ideal për Gjilanin që ta ketë një qeverisje meritore dhe zhvillimore. 

Mirë se erdhët, Sokol dhe Ibish!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme