Boksieri britanik Tyson Fury është krahasuar me legjendën e WWE-së, Undertaker, pasi arriti të ngrihej sërish në këmbë pas goditjeve të shumta të marra nga Deontay Wilder në raundin e 12-të të meçit për titull bote në kategorinë e rëndë WBC.
Britaniku arriti që edhe pse u rrëzua dy herë të ngrihej dhe në fund të dilte i pamposhtur. Meçi u mbyll baras.
Pas vendimit të gjyqtarëve për barazim, boksierët garantuan rimeç, ndërsa në rrjete sociale ka bërë bujë zgjimi i Furyt pas rrëzimit të dytë që pësoi në fund të çemit.
Ai po krahasohet me ngritjen e famshme që Undertaker e bën teksa kundërshtari feston për rrëzim.