Kampioni i boksit, Tyson Fury, ka deklaruar se rimeçi i tij me Wladimir Klitschkon është caktuar për 29 tetor.
Kampioni i WBO dhe WBA kishte shtyrë meçin e caktuar për të shtunën për shkak të një lëndimi të pësuar.
Menjëherë pas njoftimit, Fury kishte deklaruar se tetori është data potenciale e ndeshjes së re, ndërsa tani këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter.
“Gjashtëmbëdhjetë javë të shtunën deri sa ta përplas Klitsckon”, #Manchestertetor29”, ka shkruar 27-vjeçari në Twitter.
Fury fitoi titullin në boks pasi fitoi në muajin nëntor të vitit të shkuar ndaj Klitsckos në Duseldorf. Kjo ishte humbja e parë e Klitschkos në 11 vjetët e fundit.