Fusha e futbollit ku të gjithë do të ëndërronin të luanin

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kush ka planifikuar për të shkuar me pushime në Maldive dhe i pëlqen futbolli duhet më patjetër të bëjë një udhëtim deri në ishullin Kurendhoo.

Vizioni i një grupi të rinjsh nga ky ishull për t’i dhënë ishullit një fushë të madhe futbolli, është kthyer në realitet. Ideja për të krijuar një fushë futbolli u vulos nga më 17 mars nga nxënësit e shkollës Hulhumale Ghazee. Rreth 30 të rinj morën pjesë në takim, transmeton lajmi.net.

2222

Sot, Kurendhoo ka një nga fushat më të bukura të futbollit në vend, për të mos thënë në botë.

Të rinjtë të ndihmuar nga bashkia e ishullit ishin shumë të lumtur me rezultatin. Ata thanë se iniciativa kishte për qëllim të promovonte sportin e futbollit në ishull.

33333

Kurendhoo aktualisht ka nëntë skuadra futbolli, çdo ekip ka 23 deri në 25 lojtarë. Shumica e lojtarëve kanë punë të dytë. Dhe ata mezi po presin të luajnë në fushën e re me pamje nga oqeani.

Më poshtë keni foto të tjera të krijimit të fushës, ku me siguri të gjithë do të ëndërronin të luanin. 

5555
8888888

Të ngjashme