Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka thënë se fushata zgjedhore për balotazh do të jetë 5 ditë.
Në një intervistë në RTV 21, Halimi ka shpjeguar se zgjedhjet e raundit të dytë mbahen më 19 nëntor; më 18 nëntor është heshtje zgjedhore. Kështu që zyrtarisht fushata nis të hënën më 13 nëntor dhe mbaron të premten (17 nëntor) në mesnatë.