Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci, në hapje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha se po kërkojnë vota “ata që po e mbajnë shtein në pauzë” – referuar brendarreshtash Vetëvendosjes që ka bllokuar konstituimin e Kuvendin e Kosovës tash e më shumë se 200 ditë.
“Po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit? Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e “pa vlerë”, thjesht fuqi kundër interesave qytetare.
Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera”, shkroi ai në Facebook.