Fushatë ndërgjegjësuese për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit

Prishtinë | 14 Tet 2025 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe të shtënave festive, Policia e Kosovës vazhdon që të mbështetet nga UNDP përmes Programit të Sigurisë (KSSP) në avancimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me forumet e sigurisë në bashkësi.

Nëpërmjet kësaj punëtorie, e cila mbahet nga data 14.10.2025 deri më 16.10.2025, do të rishikohen Procedurat Standarde të Veprimit (PSO), termat e referencës dhe mjetet raportuese për krime të ndryshme dhe dukuritë negative në shoqëri, duke përfshirë edhe të shtënat festuese dhe keqpërdorimin e mjeteve piroteknike.

Duke fuqizuar anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe qytetarëve, Policia e Kosovës me përkrahjen e UNDP-së synon ndërtimin e bashkësive më të sigurta, aty ku festimi nuk kthehet në rrezik.

Të ngjashme