Fushë-Kosova bëhet me sistem të ujit të pijes, investohen rreth gjysmë milion euro

Fushë-Kosovë | 25 Qer 2019 | 11:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është inauguruar sistemi i ujit të pijes në Fushë-Kosovë, në të cilin u investuan rreth gjysmë milion euro, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë thirrje që të moskeqpërdoret uji i pijshëm.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se shumica e keqpërdorimi të ujit bëhet nga kyçjet ilegale, ndërsa këtë investim e quajti të jashtëzakonshëm.

“Është investim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, investim rreth gjysmë milion euro që përfshinë rreth 50 mijë banorë, me të vërtetë investim i qëlluar sepse investimi nuk është aq i madh sa është puna e mirë për vendin dhe qytetarët. E di që kemi premtuar më shpejtë, por ndodhi pak më gjatë pro kryesorja është që qytetarët kanë ujë të pijes. I bëj thirrje qytetarëve që të mos e keqpërdorin ujin sepse ne sot përballemi me humbje jashtëzakonisht të mëdha të ujit të pijes. Mbi 50 për qind që përpunohet, prodhohet humb, nuk faturohet, shumica për shkak të kyçje ilegale. Ndaj këtu është kërkesa jonë kryesore që çmimi i ujit nuk është shumë i shtrenjtë, me rendësi është burimi i jetës për të gjithë ne, është me rëndësi të mos keqpërdoret”, ka thënë Lluka.

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se shpreson që tashmë të kenë ujë të pijes 24 orë, kurse vlerësoi se ky është investimi më i madh që nga paslufta.

“Shpresojmë që Fushë Kosova do ketë 24 orë ujë në përpjekje nga kompania, komuna dhe qytetarët që do jenë të përgjegjshëm në shpenzimin e ujit. Ky është nga sukseset më ë mëdha pas luftës”, tha ai, raporton EO.

Kryeshefi i Ujësjellësit, Ilir Abdullahu, bëri thirrjen e njëjtë tek qytetarët për mos keqpërdorim të ujit.

“Qytetarët e Fushë Kosovës e kanë kërku këtë dhe po bëhet punë e mirë. Kemi nevojë nga qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin”, tha ai.

Të ngjashme