Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me Coronavirus.
“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati Miradi e Ulët”, thuhet në një postim në faqen e Facebookut të kësaj komune.
Më herët ky lajm është demantuar nga kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.