Fushë-Kosova ndan mirënjohje për GIZ-in dhe GAC-in

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha, ka pritur në takim përfaqësues të GIZ-it dhe GAC-it.

Në takim përveç bisedave dhe vlerësimit të bashkëpunimit, kryetari Berisha ndau mirënjohje për GIZ dhe GAC për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në menaxhimin e çështjeve mjedisore gjatë implementimit të të gjitha fazave të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Fushë-Kosovës.

“Mirënjohje për GIZ dhe GAC për bashkëpunim të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Gjatë vitit 2019, Komuna e Fushë-Kosovës, ka pasur bashkëpunim të mirë me GIZ dhe GAC në fushën e menaxhimit të mbeturinave”, thuhet në komunikatë.



Të ngjashme