Ka filluar së implementuari projekti “Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve Sitnicë, Drenicë, Graçankë dhe përrenjve Zanoga e Jazi në Komunën e Fushë-Kosovës ”.
Punët që po realizohen në këtë projekt janë:
Pastrimi i terrenit nga barishtet dhe drunjtë e ndryshëm; Shenjëzimi i trasesë së lumit dhe incizimi gjeodezik i profilit të lumit, nga gjeodeti i licencuar; Gërmimi i tokës së kategorisë III dhe IV me makinë gërmuese dhe largimi i dheut nga punishtja; Rregullimi i shtratit të lumit, si dhe punët tjera në brezin e lumit; Rrafshimi i pjesës së devijuar të lumit pas rregullimit të lumit; Rregullimi i anësoreve të lumit me një saktësi (+/- 8) cm; Mbushja e hapësirave me dhe, etj.