Fushë-Kosova që tre javë pa teste për COVID-19

| 29 Sht 2021 | 21:33 | Nga

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë qytetarët që nga 9 shtatori nuk po mund të testohen për COVID-19.

Kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Mustaf Gashi, tregoi se qytetarët që kanë nevojë për testim po drejtohen për në Institutin Kombëtar Publik.

Në dijeni për mungesën e testimeve në këtë qendër është edhe Ministria e Shëndetësisë e cila për Klan Kosovën nuk dha asnjë sqarim.

Të ngjashme