Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.
A.B, 41 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se me datë 8 dhjetor rreth orës 19:00, i kishte kanosur dy persona, të cilët e kishin denoncuar rastin në polici.
Me urdhër të prokurori ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kështu ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici”.
“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij”.
“Kësisoj i dyshuari; Ø A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor”.
“Ndaj tij është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”.