Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ndërsa në njoftimin e policisë saktëson se viktima ka marrë lëndime trupore dhe është obliguar të marrë ndihmën e mjekut.
Sipas njoftimit zyrtarë i dyshuari është paraburgosur për 48 orë.