Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë. Ata dyshohet se kanë kryer vepren penale të fajdesë.
Policia nga të dyshuarit i ka sekuestruar: 4 mijë euro, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.