Komuna e Fushë-Kosovës, respektivisht Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, në vazhdën e realizimit të projekteve aktuale, ka planifikuar realizim projektesh të reja, të dobishme dhe me interes për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Gjatë takimit të sotëm në dëgjimin e dytë publik me qytetarë, Ramadan Jashanica – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në fjalën e tij, përveç shumë projekteve, shpalosi edhe 3 projekte të një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Të gjitha projektet e shpalosura, u mirëpritën nga qytetarët e pranishëm në këtë takim rreth ‘Planit të Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022’, të mbajtur në sallën e kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Dëgjimi i tretë publik do të mbahet me datë: 23.08.2019.