Fushë Kosovë: Nxënësit nuk lejohen të hyjnë në shkollën “Daut Bogujevci”, reagon Këshilli i Prindërve

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 09:33 | Nga

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të komunës së Fushë Kosovës për të mos lejuar nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Daut Bogujevci” të mësojnë në objektin e ri të shkollës.

KPK përmes një reagimi dërguar medieve ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi për të marrë masa lidhur me këtë çështje.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Këshilli i Prindërve të Kosovës është i shqetësuar nga veprimi arbitrar i Komunës së Fushë Kosovës për të mos i lejuar nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që të mësojnë në objektin e ri të kësaj shkolle, gjë që ky veprim ka nxitur prindërit e nxënësve të kësaj shkolle të protestojnë dhe të bojkotojnë procesin mësimor.
Këshilli i Prindërve të Kosovës me kohë ka inkurajuar dialogun në mes Këshillit të Prindërve të Shkollës dhe komunës së Fushë Kosovës që të gjejnë zgjidhje, pa pasur nevojë që të dëmtohet procesi mësimor, mirëpo Komuna e Fushë Kosovës ka dështuar prapë të ofroj zgjidhjen e duhur.

Këshilli i Prindërve të Kosovës dënon veprimet e Komunës së Fushë Kosovës dhe Drejtorisë së Policisë së Kosovës, të cilët kanë angazhuar policët e Kosovës në hapësirat e shkollës fillore për të penguar nxënësit në kërkesat e tyre të ligjshme.

Përdorimi i policisë nëpër hapësirat shkollore na kujton kohën e kaluar kur Serbia me aparat ushtarako-policor ua ndalonte nxënësve të komunitetit shqiptar shkollat.

U bëjë apel Ministrit të Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji si dhe vet Kryeministrin ztr.Haradinaj, që të ndërhyj urgjentisht në këtë çështje, të cilën pa asnjë nevojë dhe pa bazë ligjore e ka shkaktuar Komuna e Fushë Kosovës, ku si pasoj tash e sa ditë në këtë shkollë nuk mbahet procesi mësimor.

Ftojë Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës që të reflektoj pozitivisht dhe te mos mbetet “peng e tendencave të disa zyrtarëve të komunës” dhe të lejoj nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” që të mësojnë në objektin e ri të shkollës në një ndërrim.

Këshill i Prindërve të Kosovës solidarizohet fuqishëm me kërkesën e prindërve dhe nxënësve të shkollës fillore “Daut Bogujevci” për të mësuar në shkollën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme