Të dielën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton Klan Kosova.
Ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Viktima mashkull ka informuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull me pistoletë e ka plagosur viktimën. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 milimetra. I dyshuari gjendet në arrati”.