Fushë-Kosovë: Shpërndahen shujta dhe pako për të prekurit nga Coronavirusi

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës thotë se po angazhohet në maksimum për të ndihmuar të prekurit nga pandemia e Coronavirusit.

Shtabi komunal i Krizës këto ditë është mobilizuar duke marrë masa mbrojtëse dhe furnizim të qytetarëve në nevojë.

Komuna ka shpërndarë edhe 600 shujta për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.

Aktivitetit për të ndihmuar familjet skamnore i janë bashkuar edhe kompania “Buçaj” dhe “Viva Fresh Store” të cilat përmes Kryqit të Kuq komunal janë duke shpërndarë për 200 familje pako familjare higjienike e ushqimore duke përfshirë edhe nga 25 kg miell.

Të ngjashme