Në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë është raportuar për një therje.
Policia ka thënë se një i mitur ka therur një të mitur tjetër.
I dyshuari është arrestuar.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që dyshohet se ka godit me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.