Fustani i kreatores shqiptare bëhet hit në botë: Si u bë ky fustan kaq i famshëm në kohë pandemie

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Revista më e njohur e modës, Vogue, ka bërë një artikull të veçantë për “fustanin me dredhëza” të kreatores shqiptare Lirika Matoshi, për famën që ka marrë ai në rrjetet sociale, madje duke e quajtur edhe si “fustani i verës”.

“Fustani i verës” është një epitet që po marrin fustanet më të famshme dhe që vishen më së shumti gjatë sezonit të një vitit të caktuar.

E derisa në verën e vitit 2017 këtë epitet e ka marrë fustani i “Zara”, e dy vite më vonë gjithashtu, këtë vit është radha për një fustan të një kreatoreje shqiptare.

lirika matoshi fustani

Siç shkruan Vogue, megjithëse këtë vit nuk është pritur të ketë një ‘fustan i verës’ pasi që është 2020 dhe të gjithë kanë qëndruar të mbyllur, “Fustani me Dredhëza” i Lirika Matoshit që kushton 490 dollarë, ka pushtuar Instagramin, Twitterin dhe TikTokun.

https://www.instagram.com/p/CDuDymKnMwW/?utm_source=ig_embed

Ky është një fustan i lezetshëm, ngjyrë karamel me dredhëza të shpërndarë nëpër gjithë materialin dhe është një fustan që mund ta veshë Hirushja, një fëmijë apo edhe një person i famshëm i klasit të lartë.

Matoshi e ka krijuar këtë fustan në korrik të vitit 2019 dhe sapo e ka postuar atë në Instagram, ai u bë i famshëm. Modelja Tess Holliday ka zgjedhur ta veshë në ceremoninë e Grammy këtë vit dhe fustani u bë edhe më i famshëm.

https://www.instagram.com/p/CCWYu0_Hc1b/?utm_source=ig_embed

Kur bota ra në pandemi për shkak të Coronavirusit, Matoshi është përgatitur që shitjet të bien për këtë fustan dhe gjithë krijimet e saj. Megjithatë shitjet u rritën dhe fustani ka fituar popullaritet. E për momentin është krijimi më i shituri nga koleksioni i Matoshit, bashkë me maskën e njëjtë.

“Shumica e njerëzve që po e blejnë fustanin tani, nuk e dinë se ku do ta veshin por i pëlqen ta veshin në shtëpi”, ka thënë kreatorja.

https://www.instagram.com/p/CDPV0Hcnpch/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme