Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll ka startuar me humbje në “Elite Round” të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, raporton “Koha Ditore”.
Kosova, të hënën në ndeshjen e parë të Grupit 5, ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua në Nyon të Zvicrës dhe Ukraina dy golat i realizoi gjatë pjesëlojës së parë.
Në këtë grup, bëjnë pjesë edhe Spanja e Greqia. Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të enjten (28 mars) kundër Spanjës ndërsa të dielën (31 mars) do të përballet me Greqinë.