Për ta lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata Shqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.
50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti u ofrua dje strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa ndihma esenciale u dërguan atje nga Kosova e Shqipëria, si dhe janë mbledhur para për rindërtimin e asaj zone.
Futbollistë e përfaqësueses kuqezi, që militojnë me Partizanin, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë, ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët.
Bashkë me punonjës të FSHF-së dhe vullnetarë të kapit të ngritur pas tërmetit që goditi vendin, lojtarët kuqezi biseduan me të vegjëlit që kanë kaluar momente të tmerrshme pas tragjedisë, duke i inkurajuar për tiu rikthyer jetës normale. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët në Fushë Krujë.