Berisha, Rrahmani, Hadergjonaj e Vojvoda janë të parët që kanë reaguar pas shortit për Kupën e Botës.
Të hënën mbrëma në Zuerich, është tërhequr shorti për Kupën e Botës.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022.
Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Pas shortit, kanë reaguar edhe futbollistët e ‘Dradanëve’.
Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda e kanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B, derisa besojnë se do ta prezantojnë Kosovën ashtu siç i ka hije, raporton Gazeta Express.