Futbollistët legjendar që nuk arritën kurrë të fitojnë “Topin e Artë”

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dyshja që kanë fituar 11 ‘Topë të Artë’ së bashku, por ka futbollistë të tjerë legjendar që nuk kanë fituar kurrë çmimin e lojtarit më të mire, anipse karriera e tyre ishte e bujshme.

Kështu më poshtë mund t’i shihni lojtarët më të mirë që kurrë nuk arritën të fitojnë trofeun ‘lakmitar’, prej të cilëve, disa mund t’i dini e disa mund të jenë surprizë.

THIERRY HENRY

Midis 2001/06, ish sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e karrierës së tij.

Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë në Premierligë në katër nga ato pesë sezone, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, për disa arsye, pavarësisht shfaqjeve briliante ai ishte vetëm kandidat për Topë të Artë.

PAOLO MALDINI

Ai është thirrur mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonëherë. Ikona e Milanit fitoi 25 trofe, përfshirë shtatë tituj në Serie A dhe pesë herë Ligën e Kampionëve.

Por për gjithë madhështinë e tij, ai shpesh ishte në hije nga shokët e ti të shkëlqyeshëm të skuadrës si Andriy Shevchenko, Kaka, George Weah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët të gjithë ishin fitues të Topit të Artë.

Ai arriti të fitonte vendin e tretë në 1994 dhe 2003.

XAVI

Mesfushori spanjoll luajti 767 herë për katalunasit, por Topi i Artë e shmangu atë, edhe kur ndihmoi Spanjën të fitojë Kupën e Botës 2010.

ANDRES INIESTA

Është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit spanjoll – me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Liga dhe katër Ligë të Kampionëve.

Megjithatë, Iniesta nuk arriti të fitonte çmimin prestigjoz individual, anipse ai poashtu shënoi edhe golin fitues kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010.

BOBBY MOORE

Lojtari më i madh i Anglisë ndonjëherë – Bobby Moore, kapiteni i ekipit fitues të Kupës së Botës 1966, nuk e mori kurrë shansin të ngre Topin e Artë./ln

Të ngjashme