Gjatë bllokimit shkaku i përhapjes së pandemisë, futbollistët krahas stërvitjeve individuale në shtëpi janë marrë edhe me punë të tjera. Disa prej tyre kanë hequr dorë nga shumë gjëra për t’i ndihmuar fëmijët në mësimet shkollore.
Njëri prej lojtarëve që ka ndihmuar fëmijët e tij për të analizuar letërsinë në kohën e karantinimit është kapiteni i Watfordit, sulmuesi Troy Deeney. Sulmuesi i Manchester Unitedit kohën e bllokimit e ka shfrytëzuar për të treguar se si llogaritet zona e një fushë futbolli për më pak se 20 sekonda, shkruan BBC. Ndërsa ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka shfrytëzuar kohën për të dhënë mësime në gjuhën spanjolle. Bazuar në këtë, atëherë del se lojtarët janë edhe mësues shumë të mirë.
Pra, krahas se kur janë në fushë dhe duhet të veprojnë nën presion të lartë për të marrë vendime të shpejta në ndeshje të mëdha, futbollistët jashtë fushe kanë edhe talente të tjera. Shumica prej tyre janë treguar si mësues të zellshëm për shkak se mund të flasin shumë gjuhë, transmeton KOHA. Megjithatë, futbollistë të suksesshëm ka edhe në lëmenj të tjerë, siç janë matematika, administrimi i biznesit e modelimi. Po e paraqesim listën e kandidatëve që pa problem do të kishin mundur ta zëvendësonin fushën e futbollit me një klasë të mbushur me nxënës.
Romelu Lukaku – gjuhët
Vazhdimisht përmendet se futbolli është një gjuhë ndërkombëtare që bashkon të gjithë. Kështu që, ekipet të cilat përbëhen prej lojtarëve me kombësi të ndryshme, kjo është një mundësi për disa që të mësojnë shumë gjuhë. Raportohet se sulmuesi i Interit, belgu Romelu Lukaku, mund të flasë hiç më pak se tetë gjuhë. Ai flet një më shumë sesa mesfushori i Juventusit, boshnjaku Miralem Pjaniq.
Krahas gjuhës belge, Lukaku e flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze, spanjolle, frënge, gjermane, portugeze, holandeze dhe një dialekt të Kongos që ndryshe njihet si Lingala. Pas transferimit të tij te Interi në verën e vitit të shkuar, Lukaku ka filluar mësimet edhe për gjuhën italiane, të cilën pritet ta zotërojë shumë shpejt.
Pas kësaj, ai do të bëhet futbollisti që flet më së shumti gjuhë. “Për mua si lojtar është shumë e rëndësishme që bashkëlojtarët të më kuptojnë në mënyrë të përsosur”, ka thënë Lukaku. “Këtë e them për shkak se dua që ata të më kuptojnë se si dhe ku e dua topin – përpara, përkrah apo prapa mbrojtësit kundërshtar”.
Vincent Kompany – studime biznesi
Vincent Kompany është një njeri që kujdeset për biznesin – për shkak se ka katër titujt në Premier League, dy kupat FA, katër trofe të Ligës së Kupës. Të gjitha këto suksese i ka arritur me fanellën e Manchester Cityt, që edhe mund të konsiderohet si një lloj biznesi. Por, kur është edhe fjala për biznesin e vërtetë, atëherë Kompany mund të mbajë mësime në lidhje edhe me këtë çështje.