Futbollisti çek humb Evropianin pasi u rrëzua nga biçikleta

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!

Mesfushori 25-vjeçar, pjesë e Twentes në Eredivisie, pësoi një dëmtim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta…

Plaga e marrë nuk e lejon që të jetë në maksimumin e tij dhe në të tilla rrethana ka humbur pjesëmarrjen me Çekinë në Europianin e Gjermanisë.

Një situatë dhe dëmtim tepër i çuditshëm për një arsye të vështirë për t’u imagjinuar. Dhe lojtarit nuk i mbetet veçse të bëjë tifo nga shtëpia për shokët e tij.

Çekia, kundërshtar të cilit Shqipëria i mori 4 pikë në fushatën eliminatore, ndodhet në grupin F. Me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.

Duelin e parë, ekipi i drejtuar nga Ivan Hasek do ta luajë në datën 18 qershor përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Të ngjashme