Futbollisti i klubit të Arbanasit, sulmon gjyqtarin e ndeshjes

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e turpshem për futbollin e Kosovës, ka ndodhur sot në Ligën e Tretë të futbollit kosovar.

Fajet për këtë i kishte skuadra mysafire e cila kërkonte penallti me arsyetimin se kishte hyrë në fushë një futbollist i skuadrës vendase pa urdhêrin e gjyqtarit.

Në fakt referimi i Diamant Hotit meritonte notën më të lartë duke qenë në nivel të detyrës për 90 minuta. Pranë rezultatit 3-2 për Istogun 03 dhe kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Arbanasit vepruan turpshëm duke sulmuar referin që s’kishte bërë asnjë gabim në gjykim, Diamant Hotin.

Policia u detyrua të intervenoi dhe e ka arrestuar futbollistin që grushtoi gjyqtarin.

Pavarësisht sulmit, Hoti s’u zmbraps dhe vazhdonte nxjerren e kartonëve të kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat. /Indeksonline/

VIDEO:

Të ngjashme