Futbollisti profesionist infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Rasti i parë i Coronavirusit është paraqitur edhe te një futbollist profesionist në Itali.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta italiane La Nazione, një lojtar që banon në provincën e Siena, që i përket skuadrës së Pianese në Serie C, është gjetur pozitiv në testet për Coronavirus.

Raportohet se lojtari të dielën e kaluar nuk është paraqitur për ekipin e tij, shkaku i shëndetit jo të mirë.

Mjekët kanë vendosur t’i kryenin testet për Coronavirus, dhe në mes të natës ka mbërritur lajmi për rezultatin pozitiv, dhe në mëngjes një ambulancë e ka marrë atë për ta dërguar në departamentin e sëmundjeve infektive të Stotte di Siena.

Kujtojmë se në fundjavën e kaluar shumë ndeshje janë anuluar në Itali shkaku i Coronavirusit, madje disa prej tyre edhe në Serie A.

Të ngjashme