Pas shkëlqimit në botën e futbollit, ku fitoi shumë trofe të rëndësishëm, sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, dëshiron të ndjekë gjurmët e Xhorxh Ueah dhe ëndërron të bëhet president i Kamerunit, raporton Panorama Sport.
Ishte vetë Eto ai që ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u bërë president në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Sulmuesi theksoi se dëshiron të ndihmojë Kamerunin të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.