Pas shfaqjes së rastit të parë me infeksionin COVID-19 në fshatin Zabel i Ulët, Kryetari i Komunës, Ramiz LLadrovci ka thirrur mbledhje Shtabin Emergjent dhe Qendrën Operative Emergjente, ku kanë diskutuar lidhur me masat e nevojshme që duhet të merren.
Në këtë mbledhje është marr vendim që shtëpia e familjes në Zabel të Ulët të futet në karantinë sipas udhëzimeve edhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
E infektuara vuan edhe nga sëmundjet tjera përcjellëse dhe familja e saj nuk ka pasur kontakte me të tjerët, për shkak të frikës se e njëjta mund të infektohet me virusin.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare i ka marr të gjitha masat e nevojshme për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim edhe me IKPSH-në janë duke bërë identifikimin e personave kontakt me të infektuarën me COVID-19.
Kryetari i Komunës në Drenas, Ramiz Lladrovci edhe një herë ju bënë apel të gjithë qytetarëve të komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKPSH-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë.