Futet në shtëpinë e Melanisë, probleme për këngëtarin shqiptar

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 15:31 | Nga

Shumica prej nesh ndoshta kanë dëshirë që ta shikojnë një herë të vetme bashkëshorten e presidentit të Amerikës, Donald Trump. Nuk ndodh përditë që mund ta takosh rastësisht Zonjën e Parë. Epo një këngëtar i njohur shqiptar, për shkak të një ngatërrese e ka parë një herë live Melania Trump. Në një intervistë për “Prive”, Seven Saraqi, ka treguar se rastësisht me 3 miqtë e tij, ka parë Zonjën Trump.

“Bashkë me tre miq kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54-të por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në të 55-in ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”,- ka rrëfyer Saraqi.

Sa me fat djemtë…nga një ngatërresë kanë takuar Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme