“Futja kepen” nga DJ Geek dhe Vig Poppa pritet mirë nga publiku

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Tashmë ka filluar sezoni që artistët shqiptar të shpërthejnë me projektet më të mira muzikore.

Ndër ta janë edhe DJ Geek dhe reperi Vig Poppa, të cilët bashkuan forcat për të sjellë një super bashkëpunim.

Ditën e djeshme dyshja bënë të ditur në rrjete sociale se kanë publikuar këngën e shumëpritur “Futja Kepen”.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur Deard Sylejmani, kurse tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi.

Deri ma tani, në të gjitha platformat digjitale kënga ka arritur klikime të mjaftueshme, duke bërë që prodhimtaria të ketë mjaft sukses.

Jo vetëm kjo, por vëmendje të madhe mori edhe klipi i këngës, pasi protagoniste ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme