Për fytyrë joshëse nuk është me rëndësi bukuria, por diçka që secili nga mund ta ketë.
Një hulumtim i paradokohshëm ka treguar se si forma ovale dhe katrore e fytyrës konsiderohen më joshëse, ndërsa hulumtimi i botuar në revistën ”Royal Society Open Science” ka treguar se si meshkujve fytyrat më joshëse u janë “të zakonshmet”, përkatësisht në ato fytyra që nuk theksohet diçka e veçantë.
“Fytyrat e zakonshme” kanë kontura të buta, më pak rrudha dhe thjesht janë lehtë të kuptueshme për trurin e mashkullit, ndërkaq të gjithë e dimë që meshkujt dëshirojnë gjëra të thjeshta.
Hulumtimi më i ri na tregon se për fytyrën joshëse nuk ka rëndësi bukuria por diçka që secili nga ne mund ta ketë.
Në të vërtetë, meshkujve në grupin e fundit u janë treguar fotografitë e femrave me ekspresione të ndryshme – në disa fotografi ishin të hidhëruara, në disa ishin të pikëlluara, ndërkaq në disa ishin të buzëqeshura dhe në poza normale.
Të intervistuarve më joshëse u ishin ato femra fytyrat e të cilave kanë mundur t’i lexonin dhe t’i kuptonin emocionet e tyre.