Asgje e “jashtezakonshme”. Vazhdon loja manipulative e presidentit serb A. Vuciq per t’u shfaqur si faktor stabiliteti ne rajon. Madje se si kete perkushtim per paqe atij po i duhet ta mirembaje edhe ne kundershtim me prirjet e popullit te tij. Te kofrontohet me kete te fundit vetem qe siguria dhe stabiliteti te mos cenohen. Bie fjala, sot ne njeren ane i nxit serbet qe te nisen ne drejtim te pikave kufitare me Kosoven, kurse ne anen tjeter e vendos policine e tij qe t’i pengoje masat serbe te futen ne Kosove ne mbeshtetje te serbeve lokale.
Kete inskenim hipokrit si duket po tenton ta jetesoje duke huazuar rrëfimin letrar të Radoje Domanović, Prijësi (Vođa). Vetëm se tani duke i përmbysur rrolet. Sepse në atë vepër flitet për një popull, që me një lehtësi të padurueshme e lejon vetën të drejtohet nga nja prijës i verbër, i cili në fund i shpie kolektivisht drejt humnerës. Atëherë, ata pak që mbesin, marrin guximin dhe e pyesin drejtuesin, se ku po na dërgon kështu? Ai u kthehet, po unë jam i verbër, po ju ku i patët sytë?
Ndërkaq, për dallim nga ky përfundim tragji-komik, Aleksandar Vuçiqi, me lojrat e fundit,para diplomateve nderkombetare po tenton ta marre rolin e vetmitarit që ka vizion të qartë për të ardhmen e popullit të tij. Mirëpo, mjerisht, grigja që e drejton vazhdon të jetë e zhytur në një verbëri iracionale nacionaliste. Kurse, si deshmi te kesaj dalldie ua ofron pamjet nga tubimet sotshme ne pikat kufitare me Kosoven.
Dhe keshtu te kete mundesi te kerkoje mirekuptim edhe me shume per ftyren e tij te Janusit.