Ai po jeton përtej oqeanit Atlantik, ku edhe po krijon karrierë muzikore ndërkombëtare.
“No face no case”, titullohet kënga më e re e reperit G4shi, ku ishte prezent edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
Këngëtari është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video interesante.
Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se ka lënë pas vete një vit të jashtëzakonshëm duke mbajtur edhe një koncert në Kosovë.
Gjithashtu reperi ka shprehur dëshirën që gjatë vitit të ardhshëm të sjell albumin e ri si dhe të mbajë disa koncerte anembanë botës.
“2018 vit i çmendur … u zhvendosa në LA … më në fund mbajta një koncert në Kosovë … kam bërë shumë këngë… 2019 dua të publikoj një album dhe të mbajë një turne botëror”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ndryshe, artisti që në realitet quhet Labinot Gashi, tashmë është duke punuar në këngë të reja.
https://www.instagram.com/p/BrdLo5lFQZ0/