Pas një takimi të vendeve të G7 në Gjermani, ministrat e jashtëm të grupit kanë nënshkruar një deklaratë duke thënë se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Rusisë, raporton Sky News të shtunën.
Ata thanë se kjo do të përforconte izolimin politik të Rusisë.
Grupi tha gjithashtu se do të vazhdojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe do të punojë për të lehtësuar mungesën globale të ushqimit.
G7 përbëhet nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca dhe Italia, ku edhe BE-ja merr pjesë.
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss ishte pjesë e delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në samitin e kësaj jave.
Në deklaratën e përbashkët thuhet: Ne rikonfirmojmë vendosmërinë tonë për të rritur më tej presionin ekonomik dhe politik mbi Rusinë, duke vazhduar të veprojmë në unitet.