Gabigol drejt klubit londinez

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa që ndryshe njihet si Gabigol pritet të jetë përforcimi i parë i West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të enjten mediumet angleze.

Mësohet se West Hami tashmë ka arritur marrëveshje me Gabigolin dhe ka nisur negociatat me Interin, ekip që posedon kartonin e tij.

West Hami është i gatshëm t’i paguajë ekipit italian dëmshpërblim deri në 25 milionë euro për Gabigolin, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2022.

Së fundi Gabigol ishte i huazuar te Flamengo kurse ka luajtur edhe te Santosi e Benfica.

Ai tek Interi u pat transferuar në verën e vitit 2016 për 30 milionë euro, por nuk pati arritur të bind me paraqitjet e tij. 23-vjeçari, ka edhe pesë ndeshje e dy gola të shënuara me Përfaqësuesen e Brazilit.

Të ngjashme