Gabigol një hap larg rikthimit te Santos

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 09:02 | Nga

Duket se aventura e Gabriel Barbosas në futbollin evropian do të jetë më e vogël sa që ishte menduar.

Sipas portalit brazilian Lance, Gabigol, është një hap larg rikthimit në Brazil te Santosi.

Braziliani është aktualisht pjesë e Benficas, por huazimi i tij nga Interi ishte zhgënjyes dhe rikthimi aty ku e filloi duket gjëja më e mirë.

21-vjeçari pritet të huazohet te Santos dhe në vend të tij të vijë Daniel Sturridge nga Liverpooli, edhe ky në formë të huazimit.

Në dhjetë paraqitje për Interin në të gjitha garat Gabigol kishte shënuar vetëm një gol.

Se ai nuk është ende i gatshëm për futbollin evropian e tregon edhe fakti se ai nuk ka shënuar asnjë gol te Benfica.

Te klubi portugez ka vetëm pesë paraqitje, por kjo edhe për shkak se që në ditët e para ai u përfshi në një zënkë ekipore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme