Përfaqësuesi i Brazilit, Gabriel Barbosa, i cili u bashkua këtë verë me Interin është shprehur se klubi i tij i ri është më i miri në Itali.
“Gabigol” ka thënë gjithashtu se ka refuzuar oferta të klubeve të tjera të mëdha, vetëm që të bashkohet me Juventusin.
“Jam i lumtur që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Projekti i Interit më bindi që të vij këtu, nga trajnerët deri të lojtarët. Ky është klubi më i madh në Itali”, është shprehur Barbosa, raporton Goal.
“Kam refuzuar oferta të majme nga Kina për të ardhur këtu. Gjithashtu edhe klube të tjera më kërkuan, por fansat ndikuan në vendimin tim, jam këtu që ta ndihmojë skuadrën të fitojë. Të gjithë kanë qenë të mirë me mua, nuk më pritet që të luajë me bashkëlojtarët e mi”, ka thënë ai.
Ai ishte në bankinë në fitoren e fundit të Interit kundër Empolit, dhe pritet të debutojë këtë fundjavë kundër Bolognas.