Instagrami është bërë një kanal shumë i rëndësishëm marketingu me 1 miliard përdorues. Ndërkohë që shumë biznese po korrin sukses në këtë rrjet social, të tjerë po përpiqen akoma të kuptojnë se si funksionon.
Rrjetet sociale dhe kanalet e marketingut sot po e bëjnë akoma dhe më të vështirë për pronarët e bizneseve për të zgjedhur se ku mund të jenë më afër klientëve dhe ku mund të shkëlqejnë më shumë.
Së pari, jo çdo biznes është në të vërtetë i përshtatshëm për Instagram. Duke pasur parasysh se Instagram ka të bëjë me stilin e jetës dhe gjërat që mund të tregoni me foto të bukura, ai funksionon për vertikalët e konsumit, si moda, bukuria, produktet dhe udhëtimet. Por, nëse je më shumë një kompani B2B ose ndërmarrje e biznesit SaaS, Instagram mund të mos jetë vendi i duhur për të gjeneruar shitje.
Pavarësisht nga kjo, shumë kompani B2B mendojnë se “duhet të bëjnë diçka në Instagram”. Nuk ka asgjë të keqe për ta eksploruar atë si një ushtrim të markës ose për të parë angazhimin e konsumatorëve, mos u dëshpëroni nëse nuk shihni rezultate.
Këto janë disa nga gabimet më të zakonshme që bëjnë kompanitë në rrjetin social, Instagram.
1. A mund të blihet përmbajtja juaj?
Së fundmi Instagram ka bërë disa ndryshime që lejojnë klikimin e produktit përmes fotove, duke e bërë më të thjeshtë për bizneset të shesin produktet e tyre.
Për shembull, Shopify.com u bë platforma e parë ecommerce që mundësoi për shitësit të dërgojnë klientët përmes një foto Instagrami në një produkt në faqen e tyre të website.
2. Ju keni blerë ndjekës jorealë
Është vërtetë e çuditshme se si një biznes mund të fillojë me 50 ndjekës dhe të përfundojë me 10,000. Duhen shumë punë dhe një imazh tepër i kuruar në rrjet. Prandaj dhe shumë biznese të reja fillojnë të blejnë ndjekës jorealë, dhe ky është gabimi më i madh që një biznes mund të bëjë.
Çdo përdorues mund të dallojë një kompani me ndjekës joreale milje larg. Imagjinoni një llogari e cila ka 10,000 ndjekës por merr vetëm 10 like në fotot që poston. Duket qartë që ndjekësit janë të blerë!!! Kjo nuk krijon besueshmëri te klientët e rinj. Ju po blini pëlqime joreale, llogari robotike që nuk janë njerëz realë, të cilët nuk do të blejnë asnjëherë nga ju. Nuk është aspak lëvizje e zgjuar.
Ndërtimi i audiencës prej 100 në 10.000 kërkon shumë punë dhe durim. Nuk do të ndodhë brenda natës. Nëse keni pritshmëri të madhe, atëherë do të përfundoni të zhgënjyer.
3. Jeni të orientuar vetëm drejt shitjeve
Instagram është një platformë ku njerëzit mund të “përgjojnë” jetën e dikujt tjetër, mund të argëtohen duke parë meme të ndryshme apo të frymëzohen më thënie e mesazhe motivuese. Është një platformë sociale, përpara se të jetë një platformë shitjesh. Mos kërkoni të impononi vetëm shitjen e produkteve. Postoni foto dhe mesazhe që rrisin vlerën dhe zërin e brandit tuaj, apo ndani me ndjekësit foto gazmore të stafit tuaj. Përdorni sa më shumë imagjinatën.
Për shembull, Apple shet telefona dhe kompjuterë, kanali i tij në Instagram i dedikohet vetëm fotove që klientët e Apple bëjnë me telefonat e tyre.
4. Nuk përdorni mjaftueshëm Instagram Stories
Instagram Stories janë mënyra më e mirë për të rritur vëmendjen e klientëve ndaj kompanisë suaj. Këtë opsion mund ta përdorni për të demonstruar personalitetin e brandit tuaj, të tregoheni më të afërt me ndjekësit dhe ambasadorët dhe krijoni përmbajtje që njerëzit të kenë dëshirë t’ju ndjekin dhe të rikthehen për të parë më shumë. Louis Vuitton ka bërë një punë shumë të mirë me fushatën e marketingut Catogram Twist Bag me video gazmore, intervista dhe përmbajtje shumë cilësore në Story.
Shmangini këto gabime dhe ju e brandi juaj do të përfitioni në mënyrë të jashtëzakonshme nga komuniteti super i përkushtuar i Instagram nga e gjithë bota. Nëse as kjo nuk funksionon, mund të punoni me një agjenci kreative për të bërë punën që ju mundon kaq shumë. (Entrepreneur)