Gabimi që meshkujt s’duhet të bëjnë me mbajtjen e telefonit

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Telefoni është një ndër objektet më të përdorura nga secili nga ne, por meshkujt janë dhe ato që duhet të bëjnë kujdes me mbajtjen e tij në xhep.

Sipas një studimi të realizuar nga shkolla mjekësore e Technicon në Haifa të Izraelit, është arritur në përfundim se mbajtja e telefonit në xhep jep një goditje serioze të spermës së një burri, duke e bërë atë më pak pjellor.

Ekspertët e fertilitetit ekzaminuan 100 meshkuj, të cilët ishin duke vizituar një klinikë fertile për një vit dhe gjetën se meshkujt që vendosnin telefonat në xhepat e pantallonave po “gatuanin spermën” dhe në mënyrë të konsiderueshme ulnin nivelet e saj.

Studiuesit mendojnë se kjo është duke u shkaktuar nga aktiviteti elektromagnetik që telefoni prodhon.

Ndërkohë që një studim i ngjashëm që shqyrton efektet që kanë smartfonët tek fertiliteti i femrave ende nuk është zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme