Ministri i Punëve të Jashtme të Gabonit, Michael Moussa Adamo, vdiq nga një sulm në zemër gjatë një takimi të kabinetit, sipas qeverisë dhe një burimi presidencial, raportoi AlJazeera.
62-vjeçari, i cili ishte aleat i presidentit Ali Bongo Ondimba, vdiq “me gjithë përpjekjet e specialistëve” për ta kthyer në jetë atë”, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër të premten.
Një burim tha se ai nuk po ndjehej mirë që nga fillimi i takimit.
Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja.
Presidenti Bongo e përshkroi Moussa Adamon si “një diplomat i madh, një burrështetas i vërtetë”.