GAC përkrah gjobat mandatore për shkeljet mjedisore

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 13:29 | Nga

Organizata joqeveritare “Green Art Center – Prishtina”, e cila për qëllim kryesor ka mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, përkrahë plotësisht nismën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ditë më parë pulikuan udhëzimin e ri administrativ për gjobat mandatore.

Ky udhëzim do të shqiptojë gjoba për të gjthë shkelësit e ligjit, me qëllimin kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave. Këto gjoba do të fillojnë të shqiptohen nga kjo javë, ndërsa ato do të sillen nga 5 deri në 100 euro, ku do të ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara.

“Kjo nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është e shumë pritur, pasi që Kosova ka pasur nevojë që një Udhëzim i tillë të hyjë në fuqi kohë më parë dhe se shkelësit e ligjit të ndëshkohen sa herë që ata veprojnë kundrejt tij”, ka thënë Merlina Beu Muçaj, drejtoreshë ekzekutive e GAC-it.

Ajo, më tej, ka shtuar se nismat institucionale janë mesë të nevojshme pasiqë kanë ndikim direkt tek qytetarët, prandaj ajo njëherit ka kërkuar që cështja e mbrojtjes së mjedisit, e cila është në gjendje mjaft kritike në vendin tonë, të trajtohet me më seriozitet dhe të mendohet të ofrohen zgjidhje afatgjata, të cilat e rrisin shkallën e vetëdijesimit të qytetarëve.

“Green Art Center – Prishtina” thotë se nëpërmjet vullnetarëve të gjelbër po organizohen nisma dhe iniciativa të shumta në këtë drejtim.

Të ngjashme