Gacaj për koalicionin me PDK-në: As që i kemi “dashur” ndonjëherë

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 13:42 | Nga

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se atyre nuk u vjen turp për asgjë që kanë bërë, duke theksuar më pas koalicionin e fundit me PDK-në.

“As që i kemi “dashur” ata ndonjëherë, ashtu siç u potencua, por ka qenë pragmatizmi dhe domosdoshmëria politike e dërgimit të PDK në opozitë që na ka shtyrë në atë bashkëpunim”, ka thënë Gecaj.

“Përkundrazi, si LDK jemi krenar me çdo gjë që kemi bërë, sidomos me faktin se kemi vërë në binarë ndaljen e të keqes dhe do të vazhdojmë mu me këtë qasje edhe në qeverinë Hoti. Sepse ne mundemi. LDK është e madhe, shumë e madhe”, ka shtuar Gecaj.

Ky është postimi i tij:

LDK PËRHERË KRENARE

Ne nuk na vije marre për asgjë që kemi bërë, ashtu sikundër e tha dje kandidati për Kryeministër i Koalicionit të udhëhequr nga PDK. As që i kemi “dashur” ata ndonjëherë, ashtu siç u potencua, por ka qenë pragmatizmi dhe domosdoshmëria politike e dërgimit të PDK në opozitë që na ka shtyrë në atë bashkëpunim. Përkundrazi, si LDK jemi krenar me çdo gjë që kemi bërë, sidomos me faktin se kemi vërë në binarë ndaljen e të keqes dhe do të vazhdojmë mu me këtë qasje edhe në qeverinë Hoti. Sepse ne mundemi. LDK është e madhe, shumë e madhe. Prandaj LDK nuk shkrihet, nënshtrohet dhe as bëhet pjesë e askujt. E dëshmuam edhe me koalicionin e fundit. Ishim mu ne ata që ja dhamë vulën dhe që plotësisht dominuam atë koalicion, duke sjellë kështu për herë të parë qeverisje të mirë dhe me duar të pastra. #shiheminëfinale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme