28-vjeçari, Gent Cakaj, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme është treguar i paduruar, duke e shpallur veten menjëherë ministër.
I riu ka hapur menjëherë një profili zyrtar në Twitter si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë.
Si minister i Jashtem prezantohet edhe Ditmir Bushati, i cili në fakt është ende në detyrë.
Dikush duhet t’ia ketë bërë të ditur 28 vjeçarit se ministër bëhesh pasi merr dekretin nga Presidenti i Republikës dhe më pas shkon në Kuvend.
Disa minuta më vonë, ai e ndryshoi informacionin në llogarinë e tij në Twitter.