Përfaqësuesja e Kosovës e mbajti konferencën ndeshjes së parë kualifikuese kundër Finlandës.
Mirëpo, vëmendjen e mori një gabim qesharak në pjesën e pasme të tryezës së konferencës.
Aty dikush e kishte shfrenuar fantazinë duke e përzier anglishten me shqip, pasi që shkruhej: “Kosovo Nacional Team”, dhe jo ashtu siç duhej: “Kosovo National Team”.
Gjithsesi, një detaj i vogël, por që ndoshta tregon se Përfaqësuesja e Kosovës duhet të konsolidohet më tepër para se të futet në një “botë” krejt tjetër nga e hëna e ardhshme.